Ligji aktual ua ndalon Bashkive te financojne ne menyre te drejteperdrejte klubet sportive dhe kjo i ka detyruar disa prej tyre qe t’i nxjerrin ne shitje ato. Keshtu kane vepruar disa Bashkive te vendit tone dhe se fundit ajo e Lushnjes.

Kjo e fundit ditën e sotme ka shpallur edhe ankandi zyrtar, për shitjen e 100 % të aksioneve të shqoqërisë Lushnja 1930. Ky fakt është bërë publik nga vetë klubi lagunar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Gjithashtu edhe Agjensia e Prokurimit Publik, ka publikuar sot në Buletinin me Nr.1, dt: 13/01/2025 shpalljen e këtij ankandi. Vlera fillestare e tij është 14 milionë e 77 mijë e 66 lekë të rinj, ose rreth 140 milione leke te vjetra.

Tashme duhet pritur te shohim nese do te kete biznesmene te interesuar per blerjen e ketij klubi apo jo. Duhet thene se Lushnja merr pjese ne kampionatin e kategorise se pare, por pa pretendime per t’u ngjitur ne Superlige.