Kamza ka mundur të marrë dje një pikë në takimin e javës së 33-të të kampionatit ndaj Vllaznisë.
Barazimi 0-0 ka rikthyer disi qetësinë te skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj, kjo pasi kanë mundur të marrin një pikë shprese.
Nisur nga ky fakt, në Kamëz kanë hapur “thesin. Mësohet se për barazimin e djeshëm, drejtuesit e klubit kanë menduar të shpërdajnë 20 milionë lekë të vjetër për lojtarët.
Gjest i madh por mbi të gjitha mjaft suportues për skuadrën që do kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në takimin e ardhshëm./newsport/