I gjithe fokusi ne kampin shkodran eshte perqendruar tek sfida e neserme per kampionat ndaj Partizanit, ku padyshim qe do te kerkojne te perserin suksesin e fazen se pare kur e munden me rezultatin 1-0 fale golit te sulmuesit Dilaver ne minuten e 86-te te ndeshjes.
Por nderkohe diten e sotme, pikerisht protagonisti i atij suksesi, boshnjaku i sulmit te Vllaznise ka ndare me miqte e tij ne rrjetet sociale nje lajm qe e ka bere ate te ndjehet vertete i lumtur.
31 vjeçari ka njoftuar ardhjen ne jete te vajzes se tij te cilen e kane pagezuar me emrin Hena. Ky po qe ka qene nje lajm i shkelqyer dhe e ka lumturuar se tepermi ate. Çifti “Dilaver” ne kete menyre eshte bere prinder i nje femije te dyte sepse Hena ka edhe nje vella me te madh.
Megjithate per Haris dita e sotme ka qene vertete e lumtur, duke e bere ate te jete ne “qiellin e shtate”. Dhe kuptohet qe neser do te tentoje serish te shenoje ne porten e te kuqve dhe ate gol padyshim qe do ia dedikoje Henes se sapoardhur ne jete./SHKODRA-SPORT.COM/