Pas nje “stazhi” ne stol, sulmuesi kryesor i Vllaznise Haris Dilaver do te kthehet serish ne formacionin baze te kesaj skuadre, pikerisht ne ndeshjen qe ajo do te zhvilloje ndaj Tiranes.

Gjate gjithe kesaj jave, trajneri Brdariç i ka bere te gjitha manovrat sulmuese me boshnjakun ne maje te sulmit. Pas nje periudhe te gjate pa gol, ai arriti te tundte serish rrjeten e portes kundershtare pikerisht ne sfiden e kaluar ndaj Skenderbeut, kur shenoi nga pika e bardhe e 11-metershit.

Ky ishte goli i peste per te dhe duket se kjo gje do ta ndihmoje per ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga ajo e nesermja. Dilaver shenoi 4 gola ne 8 javet e para te kampionatit dhe me pas, kaloi plot 11 te tjera pa shenuar.

Kjo beri qe trajneri ne dy sfida ta ulte ne stol dhe kjo duket se e ka ndihmuar ate per te gjetur veten dhe prandaj neser pritet te jete nga minuta e pare ne fushe.

Tashme mbetet per t’u pare vetem menyra si do te luaje Vllaznine ne repartin sulmues, nese ai do te jete i vetem ne maje te tij, por me mbeshtetjen e lojtareve te tjere nga pas, apo do te kete edhe ndonje lojtar tjeter perkrah./SHKODRA-SPORT.COM/