Ata trajnerë që largohen nga Akademia Vllaznia, duket se e kanë të gjetur destinacionin e tyre të ri. Përfundojnë tek “Albania Ajax School”. Kështu ka ndodhur këtë herë edhe me Haris Liken. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia ku fillimisht drejtoi ekipin U-17 ndërsa më pas kaloi tek ekipi U-15.
Në verën e këtij viti atij i përfundoi kontrata dhe nuk ka rinovuar sërish por Lika ka gjetur menjëherë “strehë”. Që prej ditës së djeshme është pjesë e “AAS” teksa i është besuar drejtimi i ekipit të të rriturve që do të marrë pjesë në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar.Lajmi është zyrtarizuar nga vetë ky klub në faqen e tij zyrtare ku shkruan: “Ne kemi kenaqesine qe prof. Haris Lika i eshte bashkuar se fundmi AAS -se. Haris Lika ka nivelin me te larte te licenses se trajnerit dhe detyra e tij do te jete organizimi I ekipit te pare te AAS-se I cili do te marre pjese kete vit ne kategorine e III-te me objektiv ngjitja ne kategorine e II-te. Le te bashkohemi ti urojme prof. Likes suksese si dhe me kete rast njoftojme te gjithe ish lojtaret e AAS-se si dhe te interesuarit te na bashkohen ne kete objektiv te rendesishem per ne”.
© shkodrasport.com