Jehona që shkaktoi ngjitja e Veleçikut në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, duket se tashmë ka marrë fund.
Dy javë pas kësaj arritje, në Malësi të Madhe, askush nuk kujtohet për futboll.
E kemi fjalën për drejtuesit, ata të cilët duhet të bëjnë projektet për sezonin e ri.
Trajneri Duli e ka të qartë në mendjen e tij mënyrën si duhet ndërtuar skuadra por drejtuesit e klubit akoma nuk janë ulur të bisedojnë me të.
Se kur do të ndodhë kjo, askush nuk mund ta thotë për momentin. Numri 1 i pankinës koplikase duket i shqetësuar për këtë gjë.
Veleçiku kësisoj duket I vonuar me nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.
Madje, interesant është fakti se drejtuesit e klubit ende nuk kanë organizuar festën që I kanë premtuar ekipit për ngjitjen në kategorinë e parë.
Mesa duket, tek Veleçiku gjërat nuk po merren seriozisht dhe ky është një problem serioz përtë ardhmen e kësaj skuadre.
www.shkodrasport.com