Mosha është thjesht një numër. Për këtë më mirë pyesni Itzhak Hayk, i cili sapo vendosi rekordin “Guinness” si lojtari më i vjetër në historinë e futbollit, që ka luajtur në një ndeshje zyrtare.
Aktualisht Hayk është 73 vjeç dhe brenda dy javëve mbush 74. Ai ka lindur në Irak dhe u zhvendos prej aty në vitin 1950 në Izrael. Ai vijon të luajë ende futboll, ku së fundi luajti për Maccabi Ironi Or Yehuda kundër Ramat Israel, një ndeshje gjysmë-profesioniste në ligën e pestë në Izreal , në të cilën skuadra e tij humbi me rezultatin 4-1 .
The legend is here.
Already conceded the first. 1-0 Ramat Israel, HT is near. #GuinnessWorldRecord pic.twitter.com/VfiVUCy1R6— BabaGol (@BabaGol_) April 5, 2019
Rekordi i mëparshëm mbahej nga uruguaiani Robert Carmon, i cili luajti një ndeshje zyrtare në moshën 53 vjeç e 182 ditë, në tetor të vitit 2015.
Ndërkohë në Japoni Kazuyoshi Miura ka deklaruar se do të luajë futboll derisa të vdesë. Aktualisht ai është 52 vjeç dhe luan si sulmues në ligën e dytë japoneze./telesport/