Në 50 ndeshje ka shënuar 55 gola në Bundesligë, por prap e kritikojnë pasi i mungojnë titujt. Ndryshe nga sulmuesit e tjerë kritikët nuk shikojnë te Harry Kane vetëm aftësinë për të shënuar gol, por kërkojnë edhe titujt, të cilët fitohen nga skuadra dhe jo nga individët.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, bomberi anglez i Bajernit të Mynihut duket se është i lodhur nga ato çfarë shkruhen apo thuhen në medie.

“Shumë njerëz, të cilët flasin  për karrierën time përmendin faktin se s’kam fituar asnjë titull akoma. Do të ishte bukur që këtë sezon ti heshtja këto zëra”, tregoi Kane.

I pyetur mbi sasinë e madhe të golave të shënuar me Bajernin në Bundesligë, 31-vjeçari tha: “Si sulmues që jam ndodhem krenar për 55 golat e shënuar në vetëm 50 ndeshje. Por unë nuk i gëzohem këtyre statistikave pasi tani po mendoj se sa gola do të shënoj në 50 takimet e radhës”.