Harry Kane do të mbetet sërish pa trofe. Pas eliminimit nga Interi, Bajerni i tij është larguar nga skena e Champions League e për sulmuesin anglez, trofeu aq i lakmuar, ai me veshët e mëdhenj vazhdon të mbetet ëndërr.
Ka shumë hidhërim pas eliminimit nga Champions i Bajernit të Mynihut. Sepse në Mynih janë të bindur se nëse do të ishin të gjithë lojtarët të disponueshëm, Interi do ta kishte të vështirë t’i eliminonte. E hidhërimi bëhet edhe më i madh në skuadërn e Kompani, kur dihet që finalja e këtij edicioni të Champions League do të luhet në Bavari. Por në fund të ndeshjes në San Siro, më i prekuri emocionalisht ishte Harry Kane.
Për sulmuesin anglez, i cili është ende në kërkim të titullit të parë në karrierë, kjo është një tjetër mundësi e humbur, të paktën në champions. Bayern në fakt ka një epërsi prej gjashtë pikësh në Bundesligë, kur duhen edhe pesë ndeshje për t’u luajtur. Kane së shpejti duhet të jetë në gjendje të fitojë një trofe.
Megjithatë këtë sezon ai ëndërroi për Ligën e Kampionëve për më tepër që luante me një skuadër që është shumë këmbëngulëse në këtë kompeticion. I vetmi lojtar që përfundimisht nuk do ta fitojë më kurrë Ligën e Kampionëve me Bayernin është Thomas Müller, kontrata e të cilit skadon në korrik, e pas Kupës së Botës për Klube, nuk do të rinovohet.