Bayern Munich përgatitet për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Inter. Zikaltërit fituan 2-1 në Munich, ndërkohë që në fundjavë Bayern barazoi me Borussia Dortmund.

Një ndeshje që për sulmuesin Harry Kane ishte një test i mirë në prag të sfidës me Inter. “Ishte një pikë e mirë ndaj një ekipi të fortë. Mendoj se pamë gjendjen para sfidës me Inter”, tha Kane.

Tani duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të japim gjithçka dhe më pas do të shohim se deri ku mund të shkojmë. Jemi gati për sfidën në San Siro”, u shpreh sulmuesi anglez.

Duhet të jemi solidë, të bëjmë një ndeshje intensive dhe të krijojmë sa më shumë para portës. Inter ka një avantazh të lehtë, por mund t’i përmbysim dhe të kualifikohemi”, tha Harry Kane./telesport/