Neser Vllaznia do te luaje ndaj Burrelit ndeshjen e rradhes dhe ne kampin shkodran tashme jane gati per kete sfide. Vllaznia i bën punë vetem fitorja ne kete perballje. Edhe pse për të arritur një gjë të tillë nuk do të jetë krejt e lehtë. Këtë mendim ndaj trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika. Në një konferencë për mediat, ai foli për këtë sfidë, ku e pranoi se Burreli është një skuadër e fortë.
“E kemi theksuar edhe më herët, që gjithmonë luajmë për fitore. Ashtu siç kanë shkuar ndeshjet, mendoj se kemi pasur dhe do të kemi përsëri vështirësi. E rëndësishme është që futbollistët japin maksimumin.
Në stadiumin “Loro Boriçi” janë kushtet e mira për të zhvilluar një ndeshje dhe shpresoj që të shprehim mirë në fushë dhe ta kurorzojmë me sukses. Ne jemi të përqëndruar tek ndeshjet tona, edhe pse diferenca është shkurtuar tashmë por shpresojmë në ndonjë hap të gabuar të kundërshtarëve tonë. Ndaj Burrelit e kemi pasur të vështirë edhe në kupë. Është një skuadër e fortë, ku tashmë janë rritur.” – u shpreh Lika.
Ndërkohë për deklaratat e specialistit Hysen Zmijani vleresonte si shume pozitive ecurine e deritanishme dhe njekohesisht deklaronte se Vllaznia duhet të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm, trajneri Lika tha se duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë që jemi sepse skuadra ka ende per te bere dhe pastaj të shohim për ecurinë e metejshme.