Luftëtari ka humbur në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1, duke i marrë ekipit shkodran vendin e parafundit që mbante në renditje. Në një intervistë për “Supersport”, Hasan Lika është shprehur shumë i zhgënjyer për rezultatin dhe për mënyrën sesi kjo humbje erdhi.Ndeshja e sotme
“Një humbje që ndikon negativisht por që na jep shpresë. Loja që ne zhvilluam ishte ajo që duhej, por tani do të luftojmë në çdo ndeshje për të marrë pikët. Ne luajmë mirë por na mungon eksperienca, pasi gabojmë në momentin kur nuk duhet. Humbëm një ndeshje të cilën duhej ta kishim fituar”.
Stili i lojës së Luftëtarit
“Nuk njihem si trajner mbrojtës, kemi luajtur gjithmonë në lojën sulmuese. Kundërshtari nuk na ka rrezikuar në pjesën e dytë, por ne morrëm një gol në momentin më të mirë të ndeshjes”.
Ajo që mungoi
“Kemi dalë shumë herë në portën kundërshtare por ajo që na mungoi ishte pasimi i fundit. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi për të kaluar situatën ku jemi. Kjo është llogjika e futbollit, është e palogjikshme. Më jep shpresë loja e zhvillur dhe kam besimin se do ta kalojmë situatën pavarësisht se kjo do kohën e saj.
Kundërsulmi ndaj Vllaznisë
“Ne na mungoi pasimi i fundit sepse e kapëm disa herë në kundërsulm ekipin e Vllaznisë. Luajtëm një lojë të kujdesshme duke e kapur shumë herë pa pregatitur Vllazninë. Ne do të vazhdojmë të luajmë futboll, pasi do të dalim nga kjo situatë duke fituar dhe duke luajtur një futboll të bukur”.
© shkodrasport.com