Hasan Lika është një nga emrat që përflitet të marrë në drejtim skuadrën e Vllaznisë.
Trajneri i njohur ka marrë ofertë nga klubi shkodran dhe ditët e ardhshme gjithçka mund të finalizohet me sukses.
Megjithatë për të mësuar më shumë rreth bisedimeve, newsport.al kontaktoi vetë Likën i cili hapur deklaroi se është i gatshëm për të drejtuar kuqeblutë.
Ai tregoi se ka marrë ofertë, megjithatë mes palëve do të ketë sërish bisedime.
“Unë jam i hapur për të drejtuar skuadrën e Vllaznisë. Kam marrë një ofertë nga drejtuesit, megjithatë ende s’është vendosur asgjë pasi janë edhe disa emra të tjerë që qarkullojnë.
Këto ditë do të ulemi sërish për të folur dhe do të vendosim përfundimisht“, deklaroi Hasan Lika për newsport.al.