Trajneri i Vllaznise Hasan Lika eshte shprehur i kenaqur per fitoren e sotme ndaj Veleçikut, ndonese ajo ishte e veshtire per t’u arritur.
Kete gje ai e ka shprehur ne konferencen e shtypit te pasndeshjes kur eshte shprehur: “E fituam me vështirësi këtë sfidë. Kjo edhe për meritë të kundërshtarit për ëvshtirësitë që na krijoi gjatë gjithë lojës. Ishte një skuadër e organizuar mjaft mirë.
Por, në pjesën e dytë përmirësuam lojën dhe u treguam më të rrezikshëm. Duhet ta kishim mbyllur sfidën edhe me një gol të dytë. Gjithsesi një fitore e merituar.
Nuk e kemi mendjen është derbi apo jo. E rëndësishme është të fitojmë ndaj çdo kundërshtari që kemi përpara. Por, kjo sfidë kishte një aromë derbi meqë dy skuadrat janë të një qarku.” – tha Lika.
Ndërkohë, më tej, tekniku i Vllaznisë shtoi: “Ne duhet të justifikojmë emrin që kemi, me stërvitje dhe rezultate pozitive. Të gjithë kundërshtarët janë të organizuar, por sot u kushtëzuam edhe nga mungesat që kishim.”
Tashme Vllaznia ka shkuar ne pese pike diference me Dinamon e vendit te dyte dhe duket e sigurte drejt arritjes se objektivit.
www.shkodrasport.com