Humbja e sotme në Fushë- Krujë ka qenë e para për Vllazninë në këtë kampionat dhe ka sjellë në njëfarë mënyre pakënaqësi tek tifozët shkodranë. Sipas tyre është e palogjikshme që një skuadër si Iliria ta mundë atë.

Megjithatë trajneri Hasan Lika në prononcimin e tij të pasndeshjes, ka lënë të kuptohet se humbja erdhi si pasojë e disa aryeve të cilat ai i ka rreshtuar më poshtë:

“Mendoj se humbja erdhi si rezultat i lojës më të mirë të kundërshtarit dhe presionit të tij. Sigurisht që kemi qenë më mirë në pjesën e dytë dhe në kontroll të lojës, por në një kundërsulm jemi treguar të pakujdesshëm dhe përfitoi kundërshtari.

Prisnim të zhvillonim një ndeshje më të mirë. Nuk kemi arritur të shfrytëzojmë mundësitë tona. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar, por këtë herë patëm vështirësi.”

Vllaznia në këtë mënyrë pas problemeve që shfaqi në ndeshjen me Shënkollin, i përsëriti ato edhe sot dhe për këtë arsye, ka lënë plot pesë pikë në këto dy takime.
© shkodrasport.com