Mbrëmjen e sotme lajmi më i rëndësishëm që ka qarkulluar në median shqiptare ka qenë ai i firmosjes së mesfushorit të Vllaznisë Edon Hasani në Iran me ekipin e Sepahanit. Në fakt, një lajm i tillë ka çuditur jo vetëm sportdashësit por edhe drejtuesit e Vllaznisë. Këta të fundit mësohet se nuk kanë patur asnjë informacion në lidhje me largimin e këtij futbollisti.

Dhe përpos kësaj, Hasani nga sa merret vesh, ka një kontratë me klubin shkodran të cilën nuk mund ta prishë aq kollaj. Por gjithsesi ndoshta duhet pritur dita e nesërme për të marrë vesh ndonjë reagim zyrtar të klubit kuqeblu në lidhje me të ardhmen e këtij futbollisti.
© shkodrasport.com