Arben Haveri, themelues dhe president i AAS ka qenë i ftuar mbrëmë në studion sportive të Star Plus. Ai u ndal tek futbolli “jashtë” fushe dhe se ky është një moment ku Vllaznia duhet të prodhojë para. Kjo për të krijuar financat e duhura për vijimësinë e sukseseve.

Haveri tha: “Vllaznia për momentin nuk po shfaq më të mirën në fushën e lojës, por kjo ndoshta vjen se disa lojtarë duhet të përshtatin tek skuadra. Por unë dua të ndalem tek aspekti ekonomik i skuadrës. Tani është momenti që Vllaznia të prodhojë para, nuk duhet humbur kohë.

Po shoh diçka pozitive me aktivizimin e të rinjëve, që janë një aset ndoshta i së ardhmes. Kjo për ti shitur dhe fituar të ardhura. Vllaznia duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë periudhë suksesi, ku në dy sezone ka fituar 2 kupa të vendit.

Tashmë është momenti të fitojë edhe “jashtë” fushe e jo vetëm në fushë. Pasi e dimë se sa e vështirë është të mbijetosh në sport pa financat e duhura”.
Endri ÇINARI