Sokol Haxhia, i njohur si Koli ka folur në ‘E Diela Sprint’ në ABC. Ai ka komentuar situatën e Gvozdenovic me kalimin tek Elbasani.Menaxheri habitet se si ka mundësi këto histroi me trajnerët në vendin tonë. Haxhia lëshon deklaratën e çuditshme.
“Një trajner ishte në stolin e njërës skuadër, kurse pas 3 javësh tek tjetra. Nuk e di dmth. Të ikësh e t’a fusësh ti, nuk tregon profesionalitet.
Kemi 300 teknikë me licencë, për çfarë i kemi këta??? Pas 2 javësh ikën ulesh në stol tek skuadra tjetër.
Ka vetëm 5 ose 6 vende në botë që e bëjnë këtë si në Shqipëri. Jashtë shtetit, trajneri firmos dhe po iku e ka tërë vitin të paguar”, u shpreh Haxhia.