Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0.Dy gola, nga një për secilën pjesë, i dhanë 3 pikët e arta që Shqipëria kërkonte duke marrë kështu vendin e parë në grup me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia e cila ka një ndeshje më pak.

Përsa më lart, Gerd Haxhiu, specialist futbolli në një analizë për MCN live, thotë se gjithaq nuk e quan një natë magjike, por pozitive për të parë përpara duke ditur se janë shumë pikë përpara në lojë.

“Unë bëj pjesë te njerëzit që kam qenë përherë kritik por me rrjedhë logjike dje isha optimist. Kisha at ndjesinë që diçka e mirë do të ndodhte.Ishte natë e këndshme, natë pozitive, natë e mirë, por jo magjike sepse akoma nuk është kryer.

Janë për t’u kryer edhe tre ndeshje, asgjë nuk ka mbaruar, në momentin që janë shumë pikë në lojë akoma , duke ditur se janë tre skuadra, përveç Shqipërisë, që e synojnë akoma.

Por nëse i fiton të tria ndeshjet i bie që të mund kundërshtarin tonë direkt që është Çekia, por ajo ka 4 ndeshje, nuk ka 3 siç kemi ne, pra janë jo vetëm 9 por 12 pikë në lojë për Çekinë. Do të varet ne ndeshjet direkt, nëse ne do të kemi një barazim në ndeshjen me Çekinë, largqoftë një humbje, kemi dy ndeshje pastaj që i ka menduar si të fituara me Ishujt Faraon dhe Moldavinë,, gjë që ne kemi bërë vetëm mirë në ndeshjet e para kemi për të bërë edhe dy ndeshje të tjera.
Kështu që gjykoj se duhet të jemi më të ndjeshëm”- eshte shprehur ai.

Specialisti i futbollit Haxhiu, thotë se përpara na pret ndeshja e vështirë me Çekinë, edhe për faktin se dy nga tre ndeshjet janë në shtëpinë tonë dhe paraqesin favor për Kombëtaren.

“Nuk besoj në termin fat në futboll fat i referohem vetëm faktit se pavarësisht se na doli mirë, mungesa e portierët Berishën në gjendje gripale, apo penalizimi i lojtarëve, atë quaj fat, kurse pjesa sportive e lojë është meritë, punë.

Mua më vjen mirë që kemi arritur në stadin që në fund të ndeshjes të gjykohemi si vendosje episodi pro apo kundër. Nuk jemi më ajo kombëtare që gjithë treguesit e lojës na vinin përfund, skuadra të ndryshme, ndërsa sot kemi një status tjetër.

Ajo që është ndeshja me Çekinë, nëse ne arrijmë të mundim direkt një kundërshtar si Çekia, unë gjykoj që e kemi të kryer sepse ne jemi më të favorizuar, kemi 3 ndeshje, dy në shtëpinë tonë, them që i kemi shumë shanset nga të dy rivalet”.