Chelsea arriti të përmbyste disavantazhin e një goli të pësuar në minutat e para të ndeshjes që në pjesën e parë falë klasit të Eden Hazard dhe Alvaro Morata, dyshja që më në fund po merr formë te Blutë e Londrës. Ishte Gayle ai që bëri të heshtte Stamford Bridge që në minutat e para të ndeshjes pas një rrëmuje në zonë. Por me kalimin e minutave të besuarit e Antonio Conte të udhëhequr nga Hazard, por edhe nga lojtarë që kanë vrapuar shumë së Moses dhe Kante, arritën të shënonin tre gola deri në fund të takimit me një dopietë të magjistarit belg dhe sulmuesit spanjoll.
Chelsea arriti të mposhtte lodhjen pas një kalendari të ngjeshur që do ta detyrojë të kthehet në fushë përsëri në mesjavë në sfidën e fundit të grupeve të Champions League.Newcastle e nisi mirë por më pas u përball me furinë dhe potencën e madhe që ka skuadra e Conte-s duke iu dorëzuar fatit të saj. Chelsea ruan vendin e tretë edhe për këtë javë dhe në të njëjtën kohë i ushtron presion dy ekipeve që ndodhen në krye, skuadrave të Mançesterit.