Endrra e tij e madhe per te veshur nje dite fanellen e ekipit te pare te Vllaznise tashme ka filluar te behet realitet. E kemi fjalen per mesfushorin 18 vjeçar Hazret Shimaj. Ai debutoi me kuqeblute ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Skenderbeut duke hyre ne fushe ne vend te Antonio Delajt ne minuten e 69-te.

21 minutat e luajtura ne kete takim padyshim qe do te mbesin gjate ne memorien e tij, ndoshta nuk ishte ndeshja e duhur ndoshta per te treguar vlerat e tij me te mira, megjithate debutimi erdhi.

E ka filluar futbollin tek Akademia “Atletik” nderkohe qe prej vitit 2019 eshte pjese e Vllaznise ku eshte protagonist me paraqitjet e tij ne çdo grupmoshe. Titullar i vazhdueshem me çdo ekip dhe performance ne rritje nga ndeshja ne ndeshje.

Luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe i ka elementet e duhur fizike dhe taktike per te ecur perpara, megjithate kuptohet qe i duhet te vazhdoje te punoje fort sepse karriera e tij tashme eshte ne nje moment shume percaktues.

Hazret Shimaj ka qene edhe kontigjent i ekipeve tona kombetare dhe sigurisht qe eshte nje element tek i cili i kane syte edhe drejtuesit e klubit Vllaznia sepse premton per te ardhmen. Kuptohet qe debutimi me ekipin e pare eshte vetem fillimi sepse me shume mundesi ne vazhdim ai do te perjetoje emocione edhe me te medha me fanellen kuqeblu./www.shkodrasport.com/