Sulmuesi dhe heroi i Partizanit, Rubin Hebaj u shpreh shumë i lumtur për realizimin e dy golave. Për “Supersport”, sulmuesi vendimtar u shpreh:

“Nuk e mendoja të shënoja 2 gola në derbi, në ndeshje kaq të bukur, shpresoja të vazhdoja si me kombëtaren, ishte surprizë për mua ky dygolësh dhe në ndeshje, shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen.

Partizani ka shumë sulmues brenda ekipit, luftojmë shumë, bëjmë të gjithë të bëjmë më të mirën, çdo lojtar ka shënuar, jemi grup me njëri tjetrin dhe rëndësi ka grupi jo individi. Sa i përket merkaton, klubi ka alternativat e veta por unë do të vazhdojë të bëjë më të mirën

Më uroi për golin dhe më tha të kemi kujdes tani që jemi në avantazh dhe të mos pësojmë gol prapë. Ishte ndeshje që përjetohet shumë, nga tifozët, lojtarët të gjithë, u kënaqa shumë, bëmë dy gola dhe ishte kënaqësi e madhe për mua./vipsport/