Te Teuta ka bërë performancë të mirë, por duket se aktivizimi në pjesën e parë të sezonit nuk e ka kënaqur. Ndaj edhe Rubin Hebaj, sulmuesi i talentuar shkodran ka menduar edhe largimin. Por, sot në “Loro Boriçi”, në prag të ndeshjes me Vllazninë “mëmë”, Hebaj ka pohuar për “Supersport:
“Nuk di çfarë të them akoma se jam pjesë e Teutës dhe do të bëj më të mirën këtu, për zërat që janë hapur, e ardhmja do i zgjidhë. Për momentin jam pjesë e Teutës dhe nëse më jepet rasti të hyj në lojë, do të bëj maksimumin.”
“Ky është shumë duel i veçnatë sidomos për mua, e kam provuar edhe sezonin kaluar dhe më mirë që sot nuk ka tifozë. Edhe në ndeshjet e tjera nuk është se ka pasur shumë tifozë. Gjithsesi nuk do të jem nga fillimi, por po mu dha rasti do të bëj maksumumin për klubin ku jam për momentin”.
“Kur shënon gol është emocion shumë më ndryshe dhe nuk e kotnrollon veten, por do të mundohem të mos festoj për të respektuar klubin ku jam rritur dhe ku kam hedhur hapat e parë si futbollist”, – tha Rubin Hebahj, sulmuesi shkodran para ndeshjes me Vllazninë në Shkodër.