Atleti 15 vjeçar shkodran Heldi Valikaj ka zënë vendin e parë dhe ka marrë medalje ari në një turne ndërkombëtar të moshave që është zhvilluar ditën e sotme në Tivar të Malit të Zi. Bëhet fjalë për një turne ku marrin pjesë atletë nga gjashtë vendet që lagen nga deti Adriatik dhe pikërisht, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Vendi ynë është përfaqësuar në këtë aktivitet nga ekipi i Vllaznisë që ka patur një përbërje të plotë. Nën drejtimin e trajnerëve Albert Marashi dhe Fatjon Serhati, ekipi është nisur mëngjesin e sotëm nga Shkodra dhe delegacioni jonë ka qenë i drejtuar nga drejtori i klubit Mark Kroqi.

 

Duhet thënë se rivaliteti ka qenë i madh por në garën e kërcimit së gjati ka triumfuar shqiptari Velikaj. Ai ka kërcyyer 6.11 metra, më shumë se gjithë të tjerët dhe kësisoj ka merituar vendin e parë dhe medaljen e artë. Rezultati i arritur prej tij ka qenë shumë i mirë, nisur nga mosha që ka dhe jo më kot është vlerësuar edhe rezultati më i mirë i gjithë aktivitetit, renditje kjo në bazë të pikëve olimpike. Rezultatin e Valikajt në fakt trajneri i tij Fatjon Serhati e priste nisur nga puna e bërë me të në stërvitje. Përveç medaljes së artë të këtij sportisti, nga ekipi shkodran ka patur edhe një tjetër medalje të fituar. Pikërisht nga sportisti Adnan Bashku i cili në kërcim së larti mori medalje bronzi.

© shkodrasport.com