Një lajm tronditës vjen nga Anglia, teksa figura legjendare e Mançester Junajtid dhe futbollit europian, Aleks Ferguson, po lufton për betejën e tij më të rëndësishme deri në këtë moment, atë me jetën.
Tashmë ish-trajneri i Mançester Junajtid është shtruar menjëherë në spital dhe pritet që gjatë mbrëmjes së sotme t’i nënshtrohet një operacioni, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale në tru.
Gjendja shëndetësore e Fergusonit është kritike dhe në orët në vijim pritet të qartësohet akoma më tepër gjendja e tij, pas përfundimit të operacionit. /vipsport/