Ndeshja e sotme në Tiranë ndaj ekipit të Kinostudios konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin e hendbollit të Vllaznisë.

Një fitore në të takim, do t’i çonte shkodranët drejt finales me Elbasanin dhe kështu ka ndodhur.

Hendbollistët e Vllaznisë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe në fund ata kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 21-20.

Në këtë mënyrë tashmë Vllaznia është vetëm një hap larg shpalljes kampion për këtë sezon.

Përcaktuese do të jetë ndeshja që ajo do të zhvillojë në Shkodër ndaj Elbasanit. Në rast fitoreje të kuqebluve, ata do të shpallen kampionë.

Në këto kushte padyshim që stafi teknik dhe hendbollistët shkodranë do të bëjnë çmos për ta arritur këtë gjë sepse ka disa vite që e kërkojnë këtë titull dhe tashmë janë shumë pranë realizimit të kësaj dëshire.
© shkodrasport.com