Pavarësisht dëshirës dhe entuziasmit në kampin shkodran për të fituar edhe në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, hendbollistët e Vllaznisë nuk ia kanë dalë ta marrin atë.
Bëhet fjalë për takimin e luajtur në Elbasan ndaj skuadrës vendase. Në fund të tij është fiksuar rezultati 24-20 për vendasit.
Stafi teknik i ekipit kuqeblu ka patur vërejtje në lidhje me sjelljen në fushë të kundërshtarit megjithatë asgjë nuk mund të ndryshojë në këtë mes.
Vllaznia do të shohë drejt ndeshjes së ardhshme sepse objektivat e saj nuk ndryshojnë për të tentuar deri në fund fitimin e titullit kampionat.
© shkodrasport.com