Drejtori i rekrutimit të lojtarëve i West Ham, Tony Henry, ka thënë se klubi i tij nuk do të ketë lojtarë afrikanë në ekip sepse “ata nuk dinë të sillen” dhe “shkaktojnë shumë probleme”.
Këto deklarata, të publikuara nga “Daily Mail”, kanë ardhur pasi “Hammers” kanë shitur ganezin Andre Ayew te Swansea për reth 20 mln euro.
West Ham ka në përbërje një tjetër lojtar afrikan, mesfushorin 28-vjeçar nga Senegali, Cheikhou Kouyaté./telesport/