Karim Benzema është mësuar të shënojë gola nga të gjitha llojet, me kokë dhe me këmbë. Por sot, për herë të parë në karrierë, ai ka shënuar golin që nuk do të kishte dashur kurrë ta realizonte.

Në ndeshjen e kampionatit të Arabisë Saudite mes Al Tauon dh Al Itihad, sulmuesi francez fillimisht kaloi në avantazh skuadrën e tij, duke e bërë të festonte në transfertë.

Por pak minuta më vonë, në një goditje këndi, ai barazoi po vetë shifrat teksa shënoi një autogol.

Sulmuesi ngatërroi portën pasi devijoi në katërkëndorin e tij një harkim në zonë duke mposhtur portierin i cili nuk bllokoi dot gjuajtjen e shokut të skuadrës, për autogolin e parë në karrierë të fituesit të “Topit të Artë” në fuqi.