Herald Marku edhe këtë sezon është një nga pikat e forta të skuadrës së Vllaznisë. Marku në Superiore u bë i njohur në radhët e skuadrës së Tërbunit të Pukës, ndërsa provoi që të luajë edhe me krutanët.
Te Vllaznia po luan në disa role duke treguar një performancë mjaft të mirë. Pas ndeshjes së sotme me fierakët, Herald Marku, në një prononcim për “Supersport”, ka pohuar: “Vllaznia është ndryshe nga sezoni i kaluar. Sigusht që ka pasur shumë lëvizje e ndryshime në skuadër.
Kemi bërë tranzicion, janë larguar shumë lojtarë dhe janë afruar të tjerë lojtarë. Ka qenë dilemë nëse do të përshtateshin këta lojtarë. Kemi pasur fat edhe nga bojkoti, kemi krijuar ekipin. E nisim me këmbën e mbarë”.
Forma
“Njëkohësisht, është kënaqësi dhe përgjegjësi që të jesh ndër lojtarët kryesorë te Vllaznia. Vllaznia njihet për traditën. Jam gati të jap gjithçka për këtë fanelë dhe skuadër”.
Objektivi
“Ato paraprakët i kemi. Të ecim hap pas hapi. Kaloi bojkoti dhe tani fillon kampionati. Vllaznia niset gjithmonë për objektiva madhore, ka pasur oshilacione. Këtë vit shpresojmë të jemi të suksesshëm”, – deklaroi në fund të fjalës së tij, anësori i majtë, Herald Marku./vipsport/