Fillimisht Sodiq Atanda, me pas Albi Alla diten e djeshme, ndersa sot fillimisht ka qene rradha e Lorenc Trashit dhe me pas e Herald Markut. Jane firmat ne kontrate tek Flamurtari i Vlores, i cili duket shume i vendosur per te ndertuar nje skuader pretendente per ngjitjen ne Superiore gjate sezonit te ri.
Lajmin e kontrates se Markut me skuadren vlonjate e kemi publikuar qe mbreme, ndersa sot ka qene vete klubi i Flamurtarit qe e ka bere zyrtare me ane te nje komunikate te shperndare ne faqen e tij.
Futbollisti qe gjate karrieres se tij perveçse me te rinjte e Partizanit, ka luajtur edhe me Terbunin, ne ligat e uleta ne Gjermani, me pas tek Kastrioti e Partizani, ka provuar te luante edhe per tre sezone me rradhe te Vllaznia ku spikati me lojen dhe performancen e tij.
Kjo beri qe ai ne sezonin e kaluar te firmoste ne Rumani me UTA Arad, por aty gjerat nuk i kane shkuar mire dhe si rrjedhoje ka vendosur te rikthehet ne Shqiperi, por tashme tek skuadra e Flamurtarit te Vlores ku shpreson ta ndihmoje per arritjen e objektivit./www.shkodrasport.com/