Mesfushori Herald Marku ka besimin se Vllaznia do të harrojë me një fitore disfatën e Laçit. Në konferencën për mediat, ku qe i pranishëm bashkë me trajnerin, Marku kërkoi që skuadra të tregoj maksimumin dhe të mos mendojë për takimet e tjera pa kaluar më parë Apoloninë.
Sa i takon ndeshjes se sotme ndaj Apolonise, Marku eshte shprehur: “Ne do të kërkojmë vetëm fitoren, por meqenëse futbolli i pranon të tria rezultatet është më mirë fatin t’ia lemë fushës”.
Numri 10 i kuqebluve i pyetur nese Vllaznia do te jete “kampione dimri”, eshte pergjigjur: “Objektivi ynë është takimi i radhës. Të marrim maksimumin në këto takime dhe për kampion dimri flasim pas këtyre sfidave”.
Ne lidhje me pretendimet e skuadres per kete sezon, mesfushori eshte shprehur: “Çdo vit është pritur shumë prej skuadrës, por sivjet gjërat kanë marrë për mirë. Vllaznia ka cilësitë dhe aftësitë për të punuar mirë”.