Sikur te mos mjaftonte fakti qe skuadra vjen pas dy barazimesh deshperuese brenda ne Shkoder, Vllaznia per ndeshjen e neserme ndaj Tiranes kryesuese, do te kete edhe probleme te tjera. Kete here me ndertimin e formacionit ngaqe jo i gjithe kontigjenti i futbollisteve do te jete ne dispozicion te trajnerit Dedja.
Vete ky i fundit ne konferencen e shtypit te pragndeshjes ka folur edhe per mungesat teksa ka thene se njeri nder lojtaret qe do te mungoje ne kete sfide do te jete edhe mbrojtesi i majte Herald Marku.
Ne sfiden e fundit ndaj Bylisit lojtari ne fjale ka ndjere shqetesime gjate ndeshjes megjithate e ka çuar ate deri ne fund por ekzaminimet e kryera ne fundin e saj kane treguar nje problem jo te vogel ne kolone.
Per rrjedhoje, mjeket i kane rekomanduar pushim, te pakten per kete ndeshje. Si pasoje, Marku nuk do te udhetoje me skuadren per sfiden ndaj bardhebluve, me shprese se do te rikuperohet per sfiden e se merkures per kupe me Teuten.
Ajo qe mbetet per t’u pare eshte se si do te zgjidhet mungesa e tij ne kete pozicion te fushes. Vllaznia aktualisht nuk ka nje mbrojtes te majte tjeter ne skuader pas largimit te Walusimbit.
www.shkodrasport.com