Kishte disa kohë ndoshta që nuk ishte në formën e duhur, por mbrëmë tregoi sërish vlerat e tij në fushën e lojës. Fjala është për Herald Markun, që arriti jo vetëm rikthehej tek goli, por edhe performancat e një niveli të lartë. 26-vjeçari u duk i tjetërsuar me trajnerin Sedloski.
Ku duket se maqedonasi do e ketë në qendër të formacionit të tij Markun, i cili e shpërbleu që në ndeshjen e parë. Loja e fortë që e karakterizon mëngjërashin u duartrotik shumë nga publiku shkodran. Por gjithashtu Marku u konfirmua si golashënuesi dhe bomberi i kuqebluve në këtë sezon.
Në minutën e 42-të të ndeshjes, Marku zhbllokoi ndeshjen. Me një silurë nga ato të tijat nga distanca, mesfushori mposhti portierin Xhika. Duke u ngjitur kështu në kuotën e 7 golave dhe duke qenë ai që ka shënuar më shumë deri më tani në këtë sezon.
Patjetër që është një shenjë e mirë për të gjithë, që futbollistët të jenë në formën më të mirë. Kjo duke parë edhe këtë fund sezoni dhe fazën e fundit të kampionatit, ku shenjat duken të mira. Nisur kjo nga ndeshja e djeshme kundër Erzenit, ku Vllaznia arriti të fitonte me shifrat 3-1.
Endri ÇINARI