Me rinovimin e kontrates me Ardit Krymin, tek Vllaznia ka nisur puna per te mbajtur ne skuader edhe disa lojtare te tjere te cilet kane qene nga me te rendesishmit ne sezonin qe sapo lame pas.

Per kete arsye, firmat e rradhes pritet te jene ato me Herald Markun dhe Silvio Zogajn. Te dy ata ne fakt po shohin mundesine per te firmosur edhe me ndonje skuader tjeter, por nderkohe kane deshire qe vijojne te qendrojne ne Shkoder sepse jane ndjere te vleresuar.

Me te dy keta lojtare drejtuesit e Vllaznise po kontaktojne prej ditesh dhe duken shume prane akordit. Nje gje e tille pritet te ndodhe ne dy ditet e ardhshme dhe me shume te ngjare ata do te jene ne stervitje diten e hene.

Trajneri Brdariç ka ndjekur me shume vemendje shume dvd te ndeshjeve te Vllaznise te sezonit te kaluar dhe nder te tjeret ka vleresuar te dy keta lojtare dhe ka kerkuar t’i kete ne skuader. Per kete arsye, drejtuesit kane kembengulur t’i bindin per te rinovuar dhe gjasat jane qe te ndodhe keshtu.
www.shkodrasport.com