Ne ndeshjen ndaj Skenderbeut ka qene nder me te miret ne fushe, per te mos thene me i mire. Ka luajtur ne nje pozicion disi ndryshe per te, ne te djathte te mesfushes, por ia ka dale te beje siç duhet punen e ngarkuar nga trajneri Jonuz.

E kemi fjalen per futbollistin shkodran Herald Marku i cili ka zbatuar siç duhet jo vetem detyrat mbrojtese, por kete here ka qene protagonist edhe ne manovren sulmuese. Ne nje moment gjate pjeses se pare gjuajti mbi traverse me te djathte, per te mberritur tek momenti interesant kur me nje gjuajtje te forte nga jashte zone, goditi shtyllen e djathte pingule te portes korçare.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport”, Marku e vlereson si shume te rendesishme kete fitore kur thote: “Ishte nje ndeshje shume e veshtire por ia dolem. Skuadra e ka fituar tashme formen dhe mendoj se jemi ne rrugen e duhur”.

Nderkohe Marku eshte ndalur me gjate tek ndeshja e se merkures me Kukesin kryesues per te cilin thote: “Vijme pas dy fitoresh rradhazi dhe ndihemi shume mire. Do te bejme çdo gje per te dale sa me mire nga kjo ndeshje dhe per te kenaqur tifozet tane. Kukesi eshte nje kundershtar shume i forte dhe po kalon edhe ai nje moment te mire ashtu si dhe ne, por Vllaznia ka treguar qe ka force dhe kualitet per te mundur çdo kundershtar.

Ne futemi ne fushe vetem per te fituar. Te shohim çfare do te ndodhe te merkuren. Mundohemi te japim maksimumin ne çdo ndeshje, ne skuader ka harmoni te plote dhe luftojme e sakrifikojme per njeri- tjetrin. Kjo gje funksionon shume mire tek ne. Objektivi qe kemi besoj se eshte i realizueshem. Deri tani ia kemi dale me se miri.

Shpresoj qe ta mbyllim mire kete vit pavaresisht se kemi dy perballje te veshtira perballe, me Kukesin dhe Partizanin, por te bashkuar mund t’ia dalim. Tek Vllaznia mbizoteron klima pozitive si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje. Gjate javes punojme shume profesionalisht ne pergatitjen e ndeshjes se rradhes.

Lojtaret me eksperience si Lika, Malota, Shtubina, Ramadani etj, na mbeshtesin e na ndihmojne shume. Pa harruar punen e shkelqyer te trajnerit Jonuz te cilin dua ta pergezoj publikisht por edhe te stafit ne teresi. Uroj t’i mbyllim mire keto dy ndeshje dhe te jemi ne mes skuadrave me te mira”.
www.shkodrasport.com