Në Shkodër as që e mendojnë më luftën për të kapur Kupat e Europës për sezonin e ri, por synimet e klubit janë të shikohet nga vendi i parë, që të shpall kampion, ku me investimin e bërë, skuadra të jetë në luftë për titullin.

Deri më tani, janë zyrtarizuar nga ana e klubit afrimet e futbollistëve si Lorik Boshnjaku, Kaina Nunesh, Kristijan Vulaj, Rejan Alivoda, Dajan Shehi, Marko Juriç dhe Herald Marku, ndërsa ndoshta edhe ndonjë futbollist tjetër mund të prezantohet në vijim. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u parë.

Burime pranë presidencës bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se, Herald Marku nuk do të jetë afrimi i fundit, pasi deri në krijimin përfundimtar të grupit për sezonin e ri, mund të ketë të tjera përforcime nga klubi.

Megjithatë, çdo gjë do të shikohet në varësi të nevojave që do të ketë ekipi dhe kërkesave të trajnerit Mirel Josa. Ky i fundit per Kupat e Europes nuk pret lojtare te tjere, por ato mund te jene te nevojshem per sezonin e ri te futbollit shqiptar.
Maringlen ZHIVANI