E ardhmja e portierit rezervë të Real Madridit, Andriy Lunin, mbetet e pasigurt, pavarësisht një marrëveshjeje verbale me klubin për rinovimin e kontratës së tij.

25-vjeçari raportohet se ra dakord për një zgjatje afatgjatë të kontratës me Los Blancos deri në fund të sezonit të kaluar, por nënshkrimi ende nuk është vënë në letër.

Sipas Relevo, Lunin dhe agjenti i tij Jorge Mendes po kërkojnë kushte të përmirësuara për ukrainasin për të vazhduar në klub.Kërkesa e rishikuar është nxitur nga performancat e Lunin në mungesë të Thibaut Courtois për një pjesë të madhe të sezonit të kaluar.

Pavarësisht se luajti pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe kishte një ndihmesë e madhe në suksesin e klubit, ish-talenti i Dnipros u ul në stol për finalen e Ligës së Kampionëve, pasi Courtois u rikthye.

Gjigantët spanjollë fituan titullin e La Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar. Ndërkohë, Lunin u paraqit 31 herë në kompeticionet në sezonin 2023-24 dhe mbajti 12 porta të paprekura.

Real Madrid thuhet se i ka komunikuar qartë Mendes dhe klientit të tij se ata nuk do të tërhiqen nga kushtet e rënë dakord në mars dhe prill.
Ata madje këmbëngulën se pavarësisht performancave të Lunin, Courtois mbetet zgjedhja e tyre numër një në portë. /Telegrafi/