Humbja në finalen e Kupën e Shqipërisë mund të sjellë ndryshimin e radhës te skuadra e Tiranës, e cila shihte këtë trofe si shpëtimin e vetëm të një sezoni totalisht të dështuar.
Bardheblutë kanë dalë të mundur nga fusha e lojës pas një ndeshje ku shfaqën dy tablo dhe për më tepër, një pjesë e tyre as nuk pranuan të ngjiteshin në podium për të marrë medaljen e vendit të dytë, siç është zakoni.
Disa lojtarë nuk respektuan ceremoninë, ashtu si edhe pjesëtarë të stafit teknik e drejtues të klubit të cilët nuk u ngjitën në podium, siç duhej bërë në këtë rast.
Më pas, asnjë nuk foli për mediat por me shpejtësi, lojtarët e stafi janë larguar nga stadiumi pa bërë komente, për t’u kthyer në kryeqytet.
Kjo humbej bën edhe më shumë të paqartë situatën në klub i cili i zhytur mes borxhesh nuk ka siguri për të ardhmen e disa prej lojtarëve kryesorë apo edhe vetë trajnerit Ardian Mema, i cili nuk do të pranonte një tjetër edicion mes telashesh e një ekipi nën nivelin e emrit të këtij klubi. /vipsport/