Anullimi i ndeshjes se djeshme Kastrioti- Bylis dhe çeshtja e hapur per kercenimet ndaj arbitrave, ka sjelle nje problematike te madhe ne futbollin shqiptar. Si rrjedhoje, duke filluar nga dita e sotme pritet që të paraqiten në prokurori arbitra, zyrtarë të FSHF-së dhe zyrtarë klubesh.
Ngjarja e djeshme nuk mund të kalojë lehtë, sepse përveçse janë kërcënuar gjyqtarët në krye të detyrës, rezulton se është trukuar edhe ndeshja Kastrioti-Laçi 2—1 nën presionin ndaj gjyqtarëve për të anuluar një gol të rregullt të kurbinasve.
Ndërkaq, do të merren nën shqyrtim edhe komunikimet në audio mes gjyqtarit kryesor Bajramaj dhe asistentëve të tij në atë ndeshje, të cilët ishin në VAR. Veprimi i Bajramajt për të anuluar golin ngjalli dyshime, por vetë FSHF-ja thotë se arbitri është kërcënuar me jetë dhe e ka marrë atë vendim nën presion.
Ngjarjet e fundit jo vetëm që i nxijnë imazhin futbollit shqiptar, por pritet të sjellin një efekt zinxhir edhe në renditje, sepse mund të ketë vendime drastike.