Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos (IJF), Marius Vizer, ua ka dhënë dritën e gjelbër xhudisteve kosovare që të marrin pjesë në Masterin e më të mirëve nga më të mirët, që do të mbahet në fundjavën e ardhshme në Shën Petersburg të Rusisë, pas kërkesës së shtetit rus që Kosova të mos përfaqësohej me simbole shtetërore.Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte kërkuar Kosovës që garueset e saja, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos e përfaqësonin Kosovën me simbolet shtetërore por me flamurin e IJF-së.
Kjo kërkesë ishte hedhur poshtë nga Federata e Xhudos e Kosovës. Express e kontaktoi të premten Zyrën e Presidentit të IJF-së, Marius Vizer, e cila na tha se presidenti, edhe pse jashtë vendit në atë kohë, por punonte rreth kësaj çështjeje.