Eshte hedhur sot shorti i ndeshjeve te turit te pare te Turneut nderkombetar te boksit qe po zhvillohet ne Budva te Malit te Zi. Siç eshte bere e ditur, Shqiperia do te perfaqesohet ne kete aktivitet me 4 boksiere, Arjol Zeneli kategoria 54 kg, Arjon Kajoshi kategoria 75 kg, Senad Drini kategoria 80 kg dhe Geljan Rojku kategoria 92 kg.

Sipas shortit te hedhur, boksieri Arjol Zeneli do te ndeshet me rusin Maksim Kuznetsov, nje ndeshje sigurisht shume e veshtire, megjithate vlonjati i talentuar do te tentoje fitoren dhe kalimin ne raundin tjeter te ketij kompeticioni.

Nderkohe Arjon Kajoshi do te ndeshet me ukrainasin Ilia Lischu kurse shkodrani tjeter Senad Drini do te kete perballe ne ndeshjen e pare boksierin moldav Andrei Chiriavoc.

Boksieri i peshes se rende Geljan Rajku do te kete perballe sakaq ne peshen 92 kg armenin Narek Manasyan dhe padyshim qe edhe ai do te kerkoje fitoren. Kater boksieret shoqerohen ne kete turne te rendesishem nga trajneret e ekipit kombetar Zef Gjoni dhe Lazarin Vila./SHKODRA-SPORT.COM/