Në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, vendit organizator të Botërorit të 21-të të futbollit, u hodh shorti i fazës finale të këtij eventi. Më konkretisht, u përcaktuan grupet, prej nga do të nisë edhe gara për trofeun më të lakmuar në botë. Një Kupë Bote zhvillohet për herë të parë me Rusinë si vend organizator. Nga 32 vendet pjesëmarrëse në Botërorin 2018, vetëm Islanda dhe Panamaja janë debutuese. Sllovakia ishte debutuesja e fundit, që kaloi fazën në grupe në vitin 2010. Turneu në fjalë do të zhvillohet në 12 stadiume, në 11 qytete të ndryshme.
Vetëm Moska (“Spartak” dhe “Luzhniki”) ka dy stadiume. Të gjitha Kampionatet Botërore janë fituar nga vende të Europës (11 herë), ose të Amerikës së Jugut (9 herë). Brazili është skuadra që e ka fituar më shumë herë Botërorin, duke e bërë të tijin në 25% të edicioneve (5/20). Gjithashtu, Brazili është kombëtarja e vetme që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e këtij kompeticioni. Gjermania, kampionia e botës në fuqi, do të kërkojë të bëhet përfaqësuesja eparë që fiton Botërorë radhazi, që kur Brazili ia arriti për herë të fundit në vitin 1962. Vetëm Brazili (5) ka më shumë Botërorë të fituar se Gjermania (4).
Ja përbërja e grupeve
Grupi A
Rusia
Arabia Saudite
Egjipt
Uruguaji
Grupi B
Portugalia
Spanja
Maroku
Irani
Grupi C
Franca
Australia
Peruja
Danimarka
Grupi D
Argjentina
Islanda
Kroacia
Nigeria
Grupi E
Brazili
Zvicra
Kosta Rika
Serbia
Grupi F
Gjermania
Meksika
Suedia
Koreja e Jugut
Grupi G
Belgjika
Panama
Tunizia
Anglia
Grupi H
Polonia
Senegali
Kolumbia
Japoni