Në orën 12:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i Ligës së Kampioneve dhe tetë skuadrat çerefinaliste do të mësojnë sot emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e ardhshëm.

Çdo skuadër mund të përballet me këdo, madje edhe me bashkëkombëset e veta. Mundësia e një ekipi për të peshkuar këdo tjetër është e njëjtë për çdo gogël në short.

8 ekipet janë: Çelsi, Mançester Siti, Real Madrid, Inter, Milan, Benfika, Bajern Mynih dhe Napoli.

REAL MADRID- ÇELSI

INTER- BENFIKA

MANÇESTER SITI – BAJERN MYNIH

NAPOLI- MILAN

Gjysmëfinalet

Milan/Napoli – Benfika/Inter

Real Madrid/Çelsi – Mançester Siti-Bajern Mynih