Pak minuta më parë është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i “Champions Youth League”, në të cilin merr pjesë sivjet edhe kampionia e Shqipërisë, Vllaznia U-19. Në bazë të këtij shorti, shkodranët do të ndeshen me skuadrën moldave FC Zimbru Chisinau. Ndeshja e parë do të luhet më 27 shtator në fushën e kësaj të fundit ndërsa më 18 tetor do të luajnë në “Loro Boriçi”.

UEFA po ashtu ka hedhur edhe shortin e turit të dytë ku Vllaznia nëse do të kualifikohet, do të ndeshet me fituesen e çiftit University Dublin (Irlandë)- Molde KF (Norvegji). Natyrisht që për kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani e rëndësishme është pjesmarrja për herë të parë në një kompeticion të tillë dhe fitimi i përvojës por nuk përjashtohet mundësia që të tentohet kalimi i turit të parë.E rëndësishme është që Shkodra do të presë një aktivitet të rëndësishëm dhe kjo mbetet për t’u vlerësuar.

www.shkodrasport.com