FSHF Cup është kompeticioni i rradhës në futbollin amator 9×9 që ka njohur përballjet e turit të parë eliminator. Kompeticoni i dytë për nga rëndësia në futbollin 9×9 do të ngrejë siparin në muajin nëntor dhe do të përfundoj në muajin shkurt të vitit 2023.

Ky kompeticion ku marrin pjesë të gjithë skuadrat që janë pjesë e FSHF Sunday League Albania nis edicionin e tij të tretë, me Sind-Al që ishte fituesi i edicionit të parë dhe MFC Prestige që triumfoi në edicionin e dytë të këtij kompeticioni shumë interesant, ku aktivizohen kryesisht të apasionuar pas futbollit por edhe ish lojtar profesionist.

Shorti i hedhur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit përcaktoi që në fillim dy përballje shumë të forta, Roamel – Dajti, që është edhe finalja e sezonit të kaluar të FSHF Sunday League, si edhe Kastriotët – Prestige.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se nder 36 ekipet pjesmarrese, te gjitha kryesisht nga Tirana, do te jete edhe nje ekip nga Shkodra, pikerisht ai MFC Panthers, i drejtuar nga kapiteni Ergi Axhani i cili ka qene i pranishem edhe ne hedhjen e shortit te kesaj kupe. Ne turin e pare ekipi shkodran do te ndeshet me ekipi Futura.


FSHF CUP, ndeshjet e raundit të parë:

Dussel – Antigonean,

Friends – Vila L

Futura – Panthers

Tirona Rep – JUAR

Nova– Albamer

Pastaria – Ferraj

ECO Empire – Passion

Primo – Elso

Homeland – ATS

Confucius – IMMI

Hidro Alfa – MD

Roamel – Dajti

CCBS – Alar

Enco Al – Raiffeisen

KKD – Oktapus

Kastriotët – Prestige

Barrikada – North Gate

BTL – Jata