Sapo është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të kampionatit U19 dhe Vllaznia ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet te shtunen e ardhshme.
Përballë saj do të jetë ekipi i Flamurtarit të Vlorës në takimin që mendohet të zhvillohet ditën e shtunë në Kamëz.
Padyshim që edhe ndaj këtij kundërshtari, objektivi i ekipit shkodran do të jetë fitorja dhe kalimi në finale të kampionatit sepse do edhe fitimin e titullit kampion
Trajneri Luan Zmijani nuk ka patur ndonjë preferencë për emrin e kundërshtarit të gjysmëfinales sepse të katër ekipet pjesmarrëse janë dinjitoze për njëra- tjetrën por ka deklaruar se Vllaznia U19 do të mundohet të tregojë vlerat e saj në këtë moment deçisiv të kampionatit.
© shkodrasport.com