Diten e sotme ne ambjentet e salles sportive “Feti Borova” eshte hedhur shorti i kampionateve si per femrave ashtu edhe per meshkuj. Sezoni i ri do te kete disa ndryshime ne strukture dhe ne menyren e zhvillimit te ndeshjeve,
Perfaqesues i ekipeve te Vllaznise ne hedhjen e shortit ka qene presidenti i ekipit te femrave Florian Zekja. Mesohet se kampionatet do te kene te njetin numer skuadrash nga 8 secili
Sipas shortit te hedhur dhe te drejtuar nga sekretari Albens Vokopola, ekipi i femrave te Vllaznise ne javen e pare do te udhetoje drejt kryeqytetit per t’u ndeshur me Partizanin dhe e njejta gje do te ndodhe edhe me ekipin e meshkujve. Kjo eshte nje nga risite e ketij sezoni sepse shorti eshte i ngjashem per te dyja kategorite.
Nje gje e tille eshte bere per te racionalizuar stafet e arbitrave, te stafit te transmetimit televiziv, e po ashtu edhe per te amortizuar shpenzimet e transfertave per ekipet teksa tashme ato do te mundet te udhetojne sebashku brenda nje dite.
Kampionatet do te startojne me 30 shtator, ndersa perpara tij do te zhvillohet Kupa e Federates Shqiptare te Volejbollit ne datat 23-25 shtator dhe ku do te marrin pjese 4 ekipet me te mira te sezonit te kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/