Mesditën e sotme eshte hedhur shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore U21. Në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Eraldi Shera, tërhoqi goglat që përcaktuan rrugëtimin e 12 skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin futbollistik 2023/24.
Në edicionin e ri që nis më 20 shtator, marrin pjesë: Vllaznia, Partizani, Bylisi, Egnatia, Teuta, Kukësi, Korabi, Tirana, Apolonia, Vora, Elbasani dhe Erzeni. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje.
Sipas shortit te hedhur, ne javen e pare Vllaznia U21 e cila do te drejtohet ne sezonin e ri nga Ergi Borshi do te luaje ne transferte me ekipin e Partizanit. Kujtojme qe ekipi shkodran eshte kampion ne fuqi i vendit ne kete grupmoshe dhe padyshim qe objektivi i tij do te jete mbrojtja e titulli.
Në edicionin e ri që nis më 20 shtator, marrin pjesë: Vllaznia, Partizani, Bylisi, Egnatia, Teuta, Kukësi, Korabi, Tirana, Apolonia, Vora, Elbasani dhe Erzeni. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje.
Java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore U21”
Partizani-Vllaznia
Apolonia-Egnatia
Bylisi-Vora
Teuta-Korabi
Tirana-Erzeni
Elbasani-Kukësi