Është hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania” shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021, ku është përcaktuar edhe kalendari i përballjeve.

Vllaznia sipas ketij kalendari ndeshjen e saj te pare do ta luaje ne Shkoder pikerisht ndaj ekipit debutuese, Apolonise.

Ne pamje te pare ky eshte nje start i mbare sepse kemi te bejme me nje kundershtar te kalueshem dhe padyshim qe nje fitore ne kete ndeshje, do t’i jepte moral kuqebluve per te vijuar me pas me te tjera rezultate pozitive.

Po ne javen e pare, Tirana do te prese Kukesin, Teuta do te prese Skenderbeun, Bylis do te luaje ne fushen e tij me Laçin ndersa Kastrioti do te ndeshet me Partizanin.